Rama mbahet në pushtet nga mafia e drogës! Berisha reagon pas shkrimit të gazetës gjermane

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas shkrimit të gazetës gjermane, Spiegel që komenton mos hapjen e negociatave për Shqipërinë nga ana e KE-së. Aty theksohet se, “Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.

Postimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha

Bomba’ e revistës më të madhe gjermane:
Rama mbahet në pushtet nga mafia e drogës.

Revista më e madhe në Europë, prestigjiozja gjermane Spiegel shkruan se vetoja e Francës ka bllokuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Revista thekson se që tani drejtuesit e lartë në BE kanë nisur të flasin për një gabim historik. Vendimi ka qenë veçanërisht i hidhur për Maqedoninë e Veriut, shkruan revista.

Por kur bie fjala për Shqipërinë, revista ndan tjetër mendim.

‘Në rastin e Shqipërisë, refuzimi i negociatave të pranimit në BE është më i kuptueshëm. Reforma në drejtësi dhe shtetin e së drejtës ka ngecur.

Kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që prej vitit 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar, veçanërisht të mafias së drogës.

Vetë Rama, i njohur në Perëndim për paraqitjen e tij në atlete dhe i admiruar si artist, kultivon një stil gjithmonë e më autoritar në politikën e brendshme.

Ndarja e negociatave të pranimit- me një shtyrje për Shqipërinë dhe një fillim për Maqedoninë Veriore- do të ishte një mundësi për BE-në që të ruajë besueshmërinë e saj në rajon. Sidoqoftë, Franca rezistoi edhe kundër kësaj,’ shkruan revista.

Artikulli paraprakDoshi dhe Dako non grata në SHBA, Ambasada Amerikane se do të dalin emra zyrtarësh të tjerë
Artikulli tjetërMajko dhe Xhafaj përplasen me Ramën për mos çeljen e negociatave