Rama i frikësuar nga mbërritja e opozitës në Elbasan, shtyn takimin e planifikuar

Deputeti i PD, Luçiano Boçi përmes një postimi në Facebook ka zbuluar se Rama ka shtyrë takimin e planifikuar për nesër me mësuesit në Elbasan.
“Edi Rama i frikësuar shtyn takimin me mësuesit në Elbasan
Frika ruan vreshtin – thotë populli; dhe Edi Rama po e zbaton këtë për vete.
Me frikë deri në palcë nga prania e opozitës në Elbasan, ka shtyrë për pasdite takimin e planifikuar në mesditë
me mësuesit, të cilët do t’i lërë pa punë nga mbyllja e shkollave, për shkak të braktisjes masive”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Edi Rama i frikësuar shtyn takimin me mësuesit në Elbasan
Frika ruan vreshtin – thotë populli; dhe Edi Rama po e zbaton këtë për vete.
Me frikë deri në palcë nga prania e opozitës në Elbasan, ka shtyrë për pasdite takimin e planifikuar në mesditë
me mësuesit, të cilët do t’i lërë pa punë nga mbyllja e shkollave, për shkak të braktisjes masive.
Disa miq me thanë se kishin vënë bast se do ta bëj njësoj si me Shkodrën, pak kohë më parë, kur e anulloi fare vizitën nga frika e protestave.
Frika i ka kapur palcën!

Artikulli paraprakBasha: Ky regjim ka falimentuar, një bashkim i madh qytetar do të sjellë ndryshimin në vend
Artikulli tjetërBasha: Në Uashington dhe Berlin janë të ngopur me manipulimet e Ramës