Rama goditet me shishe uji, Bushati provokoi sherrin në Parlament

Ministri i Jashtëm ka qenë provokuesi dhe shkaktari i agravimit të situatës në Parlament që kulmoi me goditjen me shishe uji të Ramës. Ndërsa deputetët ishin mbledhur në foltoren e Parlamentit, Bushati ka hedhur ujë mbi deputetët e opozitës. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës që kanë qëlluar me shishe uji në drejtim të Ramës dhe Bushatit. Ky ka qenë moment që garda ka tentuar të marrë në mbrojtje Ramën.
Ky është moment kur pasi ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi të përjashtojë kryeministrin Rama, deputetët demokratë kanë përshkallëzuar revoltën e tyre duke tentuar ta godasin kryeministrin me sende të forta.
Sali Berisha ka kërkuar që me qëllim vendosjen e ekujlibrit dhe qetësisë së sallë, Edi Rama duhej përjashtuar.
Refuzimi i Ruçit ka bërë që aksioni i deputetëve demokratë të përshkallëzohej deri në goditjen me sende të forta.
Një situatë e sikletshme e transmetuar drejtpërdrjet ku truprojat e kreut të qeverisë janë detyruar ta mbrojnë me dosje të vendosura përpara.

Artikulli paraprakZbuloni me një test të thjeshtë gjendjen tuaj mendore
Artikulli tjetërMbahen në burg nga Rama pse protestuan në “Rrugën e Kombit”, 11 kuksianët i drejtohen Apelit