Rama gjen alibinë qesharake për mos hapjen e Negociatave: Do marrim një “po” për parapërgatitje Negociatash!

Ai që njihet si zari i Ramës ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Basha se Gjermania jo vetëm që ka vendosur për mos hapje të negociatave, por ka vendosur për një monitorim të rreptë të Shqipërisë si nga Bundestagu ashtu edhe nga qeveria federale.
Balla pranoi për mediat se nuk do të ketë një vendim të prerë për hapje negociatash, por gjeti edhe alibinë qesharake të Ramës për të justifikuar këtë dështim historik me pasoja të rënda politike për Ramën dhe qeverinë aktuale. Sipas Ballës, Shqipëria do të marrë një Po për parapërgatitje për Negociatat.
A mund të ketë një justifikim më qesharak të refuzimit që pritet të ndodhë të BE për hapjen e negociatave me një qevri kriminle dhe të korruptuar? Duke lexuar këtë reagim të Ballës duhet të kuptojmë se cila do të jetë strategjia e Ramës pas vendimit negative të BE për t’i mbyllur Ramës dyert.
Rama do të përpiqet ta shesë vendimin e Bashkimit Europian si një vendim polizitiv pasi jepet një kohë për parapërgatitje negociatash.
E thënë ndryshe’ pranojnë se Shqipëri nuk nis negovciatat, por duan ta justifikojnë se i është lënë një kohë shtesë për parapërgatitje pavarësisht se kjo kohë me Ramën është pa afat dhe mund të zgjasë me dekada.
Duket se panorama politike do të ketë një ndryshim të fortë pas 29 Qershorit. Shqiptarët nuk do të lejojnë të mbeten peng. Basha bdeklaroi sot ën Parlament vendimin e opozitës jo më vetëm për largimin e ministrit të Brendshëm, por tashmë të Ramës si shkaktari kryesor i bllokimit të negociatave me BE.

Gjermania vendos, nuk hapen negociatat
Kryetari i PD, Lulzim Basha duke folur në seancën e parlamentit është shprehur se mazhoranca gjermane ka vendosur që jo vetëm të mos hapen negociatat për Shqipërinë, por do ti vendoset edhe një ekip kontrolli, pasi Edi Rama ka gënjyer për të gjitha. Basha u shpreh se vendimi gjerman është marrë mbrëmjen e djeshme dhe Edi Rama është informuar për këtë gjë.
“Sot në këtë senacë në mënyrë të përsëritur prej më shumë se 8 javësh, kjo mazhorancë dhe qeveri e falimentuar po përpiqet të japë ëprshtypjen se gjithçka ecën normalisht. Edi Rama mbrëmë është informuar, sikundër jam informuar edhe unë, për një ngjarje të hidhur dhe me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave, për fatin e integrimit europian të Shqipërisë. Por ai ka ardhur ëktu të bëjë të paditurin apo më keq akoma ta fshehë atë apo ta manipulojë përmes mediave të kapura prej gryke me favore, joshje dhe shantazhe qeveritare.
Mbrëmë, vetëm 24 orë pas samitit franko-gjerman dhe takimit Merkel-Macron, kristiandemokratët dhe kristiansocialët gjermanë , aleatët, partia jonë simotër, anëtare e PPE dhe socialdemokratët gjermanë, aleatët dhe partia simotërt e Partisë Socialiste dhe anëtarë të Partisë Socialiste Europiane, kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë.
Ashtu si Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky rakordim është më keqi që shqiptarët prisnin, por është verdikti gjerman është vendimi i mazhorancës gjermane. Edi Rama ka gënjyer, nuk i ka bërë detyrat, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.
Në këtë rezolutë për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll sepse Edi Rama ka gënjyer deri më sot”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakVasili: Sot rrënuan institucionin e Parlamentit, i hoqën të drejtën që të fliste kreut të opozitës
Artikulli tjetërMerkel dhe Macron fshijnë Ramën nga axhenda europiane, vendoset në izolim të plotë