Qytetarët, viktima të përditshme të “halabakëve” të Ramës

Publikimi i video-përgjimit të drejtorit të Hipotekës së Durrësit, që flet si ordiner para qytetarit e këtij të fundit i hakërrehet që problemin le ta zgjedhë Rama maqe je ankuar, ishte vetëm një episod me zë e figurë nga ajo që ndodh rëndom në institucionet shtetërore të shërbimit. Kudo ka drejtues të tillë, të veshur me mantelin e pushtetit të Rilindjes, që kanë ardhur në atë vend duke treguar se sigurojnë vota për pushtetin dhe kur “politika e madhe” u jep çelësat e zyrës së shtetit, abuzimi është i garantuar.
Në shumë raste qytetarët ankohen që për të marrë një shërbim duhet të paguajnë nëndorë, e nëse nuk japin “peshqeshin” aty ku duhet, minimalisht do të përballen me drejtues të cilët të fyejnë, zvarrisin çështjen dhe nuk ta japin të drejtën kur të takon.
Por kryeministri e di mirë se kë ka vënë drejtues. E ka të qartë se janë ata halabakë që ia mbajnë pushtetin, pasi mbesin “hambar votash” me influencë, presion, fisni, shoqni e me blerje. Mjafton që në fundin e kutisë së votimit pushteti t’i shkojë Rilindjes…
Kryeministri Rama nuk e quajti rastësisht “halabak” këtë drejtor. Me sjellje arrogante dhe abuzive, kjo prerje zyrtarësh kanë jetën e gjatë në strukturat e shtetit, por ai e preku kryeqeveritarin aty ku nuk duron. Qytetari ishte ankuar në portalin “shqipëriaqëduam” për zvarritje nga Hipoteka e Durrësit dhe si për karshillëk drejtori ia kthen: “meqë je ankuar, shko se ta zgjidh Rama hallin”…

“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama, një ditë më parë. Po kush e mban përgjegjësinë që në një post të rëndësishëm vendoset një halabak? Sigurisht që pas këtij drejtori, e shumë nëpunësve të tjerë të lartë fshihet një “kryehalabak” edhe më i madh.
Është ai që vendos për fatet e vendit, për punësimet në administratë, për gjoja konkurset që shërbejnë sa për të bërë një propagandë të radhës. Qytetarët mbesin viktima të përditshme të këtyre “halabakëve” siç i quan kryeministri Edi Rama.
/Boldnews.al

50481843 1197877180373187 5271853462831759360 n

Artikulli paraprakQeveria diskriminon Lezhën, pa energji elektrike prej mëngjesit
Artikulli tjetërTë kapim standardet e Mesjetës!