Qindramijëra protestues marshojnë dhe rrethojnë Parlamentin

Nenkryetari Edi Paloka u ben thirrje protestuesve te ndjekin liderin e opozites Lulzim Basha ne marshim drejt parlamentit.Qindramijëra protestues rrethojjnë vendin e krimit electoral, Parlmentin e blerë me votat e krimit. Më parë Basha deklaroi se kemi të bëjmë me një betejë për vdekje a liri dhe kjo është beteja për demokraci dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

Pjesë nga fjala e Bashës

Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte. Ja ku jeni! Ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë, kundër padrejtësisë, kundër korrupsionit.

Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Tiranën dhe bulevardin Dëshmorët e Kombit, me këtë bashkim zemrash dhe vullnetesh, burrash dhe grashë fisnikë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet.

Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë, të padrejtësive dhe krimeve më të përbindëshme ndaj shqiptarëve që nga koha e pushtuesve më mizorë, nuk kanë parë shqiptarët një pakicë dhe një kryekriminel kaq barbar dhe urryes ndaj popullit të tij.

Një njeri që hyn në histori, si njeriu që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, në shtëpitë e fëmijëve të tyre, që nisi rruspat për tu prishur shtëpitë, për të pasuruar veten e tij dhe krimin e organizuar që e ka ulur në institucionet e republikës sonë. Ky muzg është muzgu I bashkimit më të madh të shqiptarëve, mbi rrënojat e pushtetit criminal të Edi Ramës. Rama ik!

Artikulli paraprakProtestuesit i bëjnë urinën Kryeministrisë, pushtojnë shkallët e godinës së krimit
Artikulli tjetërDjali i Sokol Olldashit vjen nga Anglia dhe bashkohet me revoltën popullore