Qeveria si lajmëtare vakie, e dështuar dhe pa strategji ndaj pandemisë

Nga Bardh SPAHIA

Ky është roli që po mbajnë fatkeqësisht autoritetet që prej 8 Marsit! E qartë është se Edi Rama ka dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19! Javët e mbylljes së shqiptarëve nuk u shfrytëzuan për ndërtimin e një strategjie konkrete pas hapjes, pasi u bë e qartë se tashmë do bashkëjetohet edhe me këtë virus.

Apatia për të reaguar dhe numri ende i ulët i testimeve, kur situata ka dalë jashtë kontrollit, për shkak të mungesës së një strategjie ka bërë që shifrat të rriten shumë më tepër se në muajt e parë të pandemisë. Këto shifra në rritje po bëjnë që Shqipëria të mbetet në listën e vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen në vendet e BE.

Në këtë panoramë, Edi Rama hesht edhe pse numri i viktimave rritet për ditë, edhe pse virusi tashmë ndodhet në pothuaj cdo institucion publik! Heshtja në fakt zbulon mungesën e një plani konkret, të cilin qeveria duhej ta kishte gati e ta ndante me qytetarët. Në këtë mënyrë secili do kishte rolin e vet të qartë. Sic shihet llogari I kërkohet vetëm qytetarëve, nga institucione që vetë kanë shkelur protokollet e janë bërë të pasigurta për shëndetin e qytetarëve! Eshtë skandaloze që Shqipëria të ketë kaq shumë vatra infeksioni, të zbuluara jo nga gjurmimi, teksa paguhen kontrata PPP për shëndetësinë!!!!

Vetë institucionet e kujdesit shëndetësor janë vatra të nxehta infeksioni dhe heshtja apo mohimi i këtij realiteti, bën dyfish përgjegjës ata që paguhen për sigurinë shëndetësore të qytetarëve!

Dështimi i Edi Ramës nuk mund të mbulohet me lajmet e hidhura që përcillen cdo ditë nga ministria e shëndetësisë! Ajo nuk është punë! Eshtë indiferencë dhe terror publik, ndërsa duhet vepruar sa më shpejt me një strategji për të stabilizuar së pari këtë situatë!

Artikulli paraprakEdhe Zani Çaushi kërkon lirimin nga burgu, Rama ka hapur burgjet për kriminelët
Artikulli tjetërLubonja: Këta bishtat e Ramës që s’kanë as parti, as dinë çfarë pragu kanë, vetëm po të kandidojnë me PS…