“Që në orën 02:30 njerëzish prisnin për racionin e qumështit, kurse pak më tej, në ‘Bllok’, Ramiz Alia…”- Shkrimi i ‘New York Times’ për Shqipërinë në mars ‘91

“New York Times” sjell situatën në prag të zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Lëvizjet e komunisteve dhe shpresat e PD-së, për një fitore të mundshme!

******

Në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, këtu ishin grumbulluar kapicë gra dhe të moshuara përpara një dyqani që ndodhej në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, duke pritur deri kur të hapej në orën 8, për të blerë racionin e qumështit. Pak kohë më herët, te “Blloku” tutje, presidenti Alia kishte mbledhur në një takim special udhëheqësit e Partisë Komuniste, me një arsye që të hynte në javën finale të fushatës elektorale kombëtare. Aty ishin drejtuesit më të lartë të saj. Në kishat katolike, që ishin mbyllur 24 vjet më parë nga qeveria komuniste dhe që janë rihapur së fundmi, këtë të diel, kishin shkuar me qindra adhurues për t’u falur.

Gjetkë, 127 të burgosur politikë, u liruan nga burgjet një javë më parë dhe iu bashkuan familjeve dhe shokëve, të cilët u dhanë atyre veshje, para xhepi dhe një strehë të përkohshme, për të futur kokën. Dhe 90 të burgosur politikë të tjerë, vazhdojnë të jenë prapë të mbyllur sot.

Pjesët në një “Kaleidoskop”!

Këto ishin pjesët në një “Kaleidoskop” shqiptar, që është duke krijuar të ardhmen e shpejtë, pothuaj nga momenti në moment. Ky vend 3.5 milionë banorësh, më i varfri në Europë, është në grahmat e vdekjes së trazicionit të dhunshëm komunist 46-vjeçar dhe izolimit të vazhdueshëm.

Një vit më parë, presidenti Alia, 65 vjeç, nisi duke shpresuar drejtimin e reformave të ngadalshme, duke filluar që nga maja. Por kërkesat e njerëzve të tij për demokraci tani dhe nevojat e tyre për përmirësimet themelore në standardet e tyre të jetesës, e kanë nxitur atë që të ndërmarrë një hap më të shpejtë.

Partia Demokratike, optimiste

Zgjedhjet kombëtare do të mbahen të dielën tjetër dhe së fundi koalicioni i partive të opozitës, tani beson se ata do të mund të rrëzojnë komunistët. “Unë jam realisht optimist”, – thotë Dr. Sali Berisha, drejtuesi 46-vjeçar i Partisë Demokratike, grupit më të madh opozitar.

Një nga anëtarët e partisë së tij në qytetin verior të Shkodrës, tha të shtunën se; 1 milion, nga 1.7 milionë votues, janë të rinj dhe ata përkrahin totalisht opozitën.

Ai tha se komunistët janë të fortë vetëm në pjesën jugore të vendit dhe te brezi më i vjetër. Kjo është në angazhimet e zotit Alia, i cili është gjithashtu edhe kryetari i Partisë Komuniste. Në turrin elektoral të tij, ai u përpoq të mbajë besnikët e partisë. “Sigurisht, këtu janë bërë gabime”, – tha ai në një fjalim të publikuar sot te “Zëri i popullit”, gazeta e Partisë Komuniste.

“Madje edhe sot, ne jemi duke bërë gabime. Asnjë forcë politike nuk mund t’i shmangë ato. Asnjë individ, nuk mund të jetë i përsosur”. Zoti Alia dukej i përqendruar në përgatitjen e partisë së tij, për një humbje të mundshme në këto zgjedhje, kur tha se; “Partia e Punës, është për bashkëpunim konstruktiv me të gjitha partitë e tjera”.

Në një qëndrim të mbajtur në fund të konferencës së partisë së tij, Alia tha se komunistët do të bëjnë fushatë mbi platformën e të qenit “forca më progresive dhe partia më me eksperiencë”, në politiken shqiptare. Kjo e fundit, sigurisht që është e vërtetë.

Vota për radhën e qumështit!

Trazira dhe dhuna ka rrethuar qytetet më të mëdha të Shqipërisë për disa muaj, duke u mbyllur me dhjetëra të vdekur në Tirane dhe në Portin e Durrësit. Një eksod masiv nga deti dhe nga toka, ka sjelle largimin e 80.000 shqiptarëve, drejt Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë, që në verën e kaluar.

Pakënaqësia ka ndarë familjet, me të vjetrit që janë me Partinë Komuniste dhe të rinjtë, që janë duke u kthyer tek opozita. Kristina Budina, një studente 21-vjeçare, tha: “Në familjen time, tre anëtarë të saj, janë për Partinë Demokratike dhe vetëm babai im, është me komunistët”.

Dhe ne fund, zgjedhjet mund të vendosen nga njerëzit që janë në radhë duke pritur për të marrë racionin e qumështit. “Ne nuk i duam më bolshevikët”, – tha një e moshuar, teksa ndodhej këtë mëngjes herët në rrugën “Kongresi i Përmetit”, në një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit. Ajo kishte pritur në radhë për katër orë, që të merrte 1 litër qumësht. Memorie.al

Artikulli paraprakAlice në Rakiland
Artikulli tjetërA do të kthehet shërbimi ushtarak me detyrim në Gjermani? Ideja e ministrit të Mbrojtjes që mund rrisë numrin e ushtarëve të Bundeswehr-it