“Putini ecte pak si lac”, Basha zbulon bisedën me Lavrovin në Samitin e Bukureshtit: Me cigare në dorë më pyeti ku e di ti a do ketë a s’do ketë më NATO pas 10 vitesh?

Gjatë Podcastit të sotëm, kreu i PD, Lulzim Basha, ka ndarë një bisedë me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov, në Samitin e Bukureshtit.

Basha: Nga ana tjetër ishin rusët. Kur ndodhi e gjithë kjo, pavarësisht se Gjeorgjia dhe Ukraina nuk morën si me thënë planin e veprimit për anëtarësim, por morën një përkushtim politik, gjeorgjia dhe Ukraina do të jenë anëtare të NATO-s, është akoma, kjo është fraza që NATO ka për këto dy vende, këta ishin bërë bishë. Pasi mbaroi gjithçka, u ulëm, kishim darkën zyrtare, kryetarët e delegacioneve që ishin Presidentët dhe Kryeministrat, në rastin tonë ishte dhe presidenti dhe kryeministri, në rastet e tjera mund të ishte ose presidenti ose kryeministri, kishin tavolinën e tyre. Ministrat e Jashtëm ishim ne në tavolina veç. Erdhën me vonesë, gjëja e parë që nuk duhet të ndodh. Dhe u futën me atë të ecurën që ecën pak si lac Putini. Pak i shkurtër, tundet pak. Lavrovi që e ndiqte nga mbrapa i zi, pak zeshkan dhe i zi në fytyrë. Ai shkon ulet atje, Lavrovi ulet në tavolinën tonë. Ulet përballë kështu siç jemi me Marsidin. Nga krahu tjetër ishte Miloshovski, ministri i jashtëm i Maqedonisë, që ishte bërë sterë se s’kishte marrë ftesën për anëtarësim. Ulet Levrovi, sfodim total të çdo etikete, nxjerr cigaren dhe fillon e pin cigaren aty në pallat, ndërsa ne si themi gjë. i kthehet e i thotë, “Antonio ça ke? Je mërzitur i thotë? Pse je mërzitur? Ku e di ti a do ketë a s’do ketë më NATO pas 10 vitesh? A do ketë apo s’do ketë pas 10 vitesh?”. Provokim komplet, i fliste atij që të dëgjoja unë dhe ministri i jashtëm kroat. Se ne ishim future, ne kishim marrë ftesën. “Hë Basha, si mendon ti?” – më tha mua. Po i them kjo puna e jetëgjatësisë së perandorive thash unë nuk përcaktohet nga dëshirat e një aktori, apo jo? “Hë hë” – ma bëri, pinte cigaren dhe treste vështrimin diku në tavolinë tjetër ku ishte delegacioni i Azerbajxhanit për arsye që nuk mund t’i them.

Artikulli paraprakBasha: Fjalën e parë të sime bijë e kam dëgjuar nga telefoni për shkak të takimeve të shumta që kisha në qytete të ndryshme të botës
Artikulli tjetërArkivi – dokumentat dhe përsiatjet mbi Tiranën-në-harresë