Pushohen 70 mjekë nga puna, Shëndetësia e Shkodrës në protestë

Punonjësit e Shëndetësisë në Shkodër janë hedhur në protest sot pas pushimt nga puna të 70 mjekëve e infermierëve. Pushimet nga puna janë bërë me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për motive politike dhe punonjësit kërkojnë rikthimin në punë. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i degës së PD të Shkodrës, Ramiz Çobaj.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Çobaj shkruan se, ministri Beqaj godet përsëri Shkodren pabesisht. “Mbi 70 punonjës të sistemit shëndetësor nxirren në rrugë pa asnjë kriter.
Më falni për pasaktësinë, por i vetmi kriter i pseudoreformës është kriteri politik. Të gjithë këta që shihni hiqen nga puna vetëm e vetëm se mendojnë ndryshe nga Iliri dhe Edi. Ata po zevëndësohen me militantë”, shkruan kreu i PD të Shkodrës.

Artikulli paraprakVrasja në Gjirokastër, PD: Autori levë e Tahirit, nuk arrestohet se ka të atin polic
Artikulli tjetërPlagoset me pistoletë biznesmeni në Shkodër, autorët largohen me motor