Punime për mirëmbajtjen e rrjetit, ja disa zona pa energji elektrike në Tiranë

Disa zona në Tiranë do të kenë shkëputje të energjisë elektrike ditën e hënë, më 4 dhjetor, për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

09:00-13:00
Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”, rruga “Luigj Gurakuqi”, zona pranë sheshit “Avni Rustemi”, rruga “Fadil Rada”, rruga “Beqir Luga”, rruga “Tefta Tashko”.

10:00-12:00
Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, Gjokaj, Vorë, Valias.

12:00-14:00
Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”.

Artikulli paraprakSimptomat e diabetit, si t’i dalloni dhe disa këshilla parandaluese
Artikulli tjetër“Alban Skënderaj, një nga këngëtarët me tekstet më të bukura”, gjuhëtari i bën thirrje pjesëmarrësve në Festivalin e RTSH-së