Pse Balla i fshihet si mi padisë së Shkëlzen Berishës?

E keni parë të ngrefet para kamerave sa herë shkon të bëjë denoncime në Prokurorinë e kontrolluar nga Rama, por duhet ta shikoniTaulant Ballën si i fshihet si miu padive të bëra në Gjykatë, kësaj rradhe nga Shkëlzen Berisha.
Është zhvilluar seanca e radhë në Gjykatën e Tiranës në lidhje me padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Djali i ish kryeministrit ka kërkuar dënimin e Taulant Ballës për deklarimet e tij, ku ai e akuzon Shkelzen Berishen per mospagim te taksave.
Taulant Balla nuk ka marrë pjesë në seancë, ndërsa gjatë fjalës së tij për mediat Shkëlzen Berisha u shpreh me ironi se do ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet.
‘Proceset për shpifje me zotin Balla janë të shumta sepse profesioni kryesor i zotit Balla është shpifës. Nuk ishte i pranishëm.
Shpresoj të mos ketë qenë duke nxjerrë ndonjë përdhunues nga komisariatet, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant që e ka mik shtëpie, shpresoj që gjykata të vërtetojë dhe njëherë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për zotin Balla’- tha Shkëlzen Berisha.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 27 nëntor ne Gjykatën e Tiranës.

Artikulli paraprakKapen 300 kg kokainë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar
Artikulli tjetërProtesta tek Unaza e Re, Meta kërkon zgjidhje të drejtë për qytetarët me dialog