“PS-Rithemelim janë kundër listave të hapura”/ Alibeaj: Nuk bëhemi pjesë e tryezave që mblidhen në errësirë për të sabotuar Reformën Zgjedhore dhe goditur SPAK-un

I ftuar në “Euronews Albania”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se qëndrimi i PD është i qartë siç ka qenë në vazhdimësi.

Për Alibeajn me rëndësi është të mbahet një qëndrim përsa i përket sabotimit të Reformës Zgjedhore dhe goditjes së SPAK-ut që po përgatitet.

“Është e udhës që sot të gjithë këta aktorë të rëndësishëm, dashamirës të shqiptarëve duhet të mbajnë qëndrim tani, sa është herët, sepse me atë që po shohim me grupe dialogu që mblidhen në errësirë, që sabotojnë Reformën Zgjedhore, që përgatiten të godasin SPAK, siç e goditën, besoj që është e udhës që kushdo, për investimin e madh që kanë bërë për demokracinë dhe sundimin e ligjit, do duhet të mbajnë një qëndrim. Ne kemi për detyre t’i themi opinionit publik dhe parterëve tanë strategjikë që qëndrimi ynë sot është ai që ka qenë në vazhdimësi dhe do të jetë.” – tha ai.

Më tej Alibeaj tregoi për pazarin mes PS dhe Rithemelimit, të cilët në mënyrë të njëanshme dhe transparente nxorën jashtë funskioni Komisionin e Reformës Zgjedhore, sepse nuk duan listat e hapura dhe votën e diasporës, por duan të ruajnë marrëveshjen e vitit 2008.

“Në diskutimet e fundit, në ato publike me aq sa bëhen, duket që të gjitha palët bien dakort të mos ketë lista të hapura (PS-Rithemelim), të jenë lista të mbyllura, pra të jetë përsëri marrëveshja famëkeqe e 2008-ës, jo vetëm kaq, por sot që flasim ka filluar kam përshtypjen që është vonë për votën e diasporës, kjo zvarritja, kjo e të bërit sikur po bëjnë marrëveshje, në fakt po e bën sakrificën e parë, vota e diasporës. Dhe kjo është problematike për shqiptarët në përfaqësim.” – u shpreh deputeti i PD, Alibeaj.

Alibeaj: Do duhet të jem serioz gjatë gjithë ecurisë sime politike. Ne ishim në komision të reformës zgjedhore, 18 veta, 9 nga opozita dhe nga Partia Demokratike, sipas raportit të forcave realitetit të ri politik, dy ishin nga PD, 4 nga rithemelimi, nga PL, LZHK, PDIU e me radhë dhe ishte gjithëpërfshirës. Dhe jo vetëm kaq, por ishte së dyti transparent dhe jo vetëm kaq, kishim dhe një siguresë kundër çdo tentative të mazhorancës për të mos e bërë apo për ta bërë sipas shijeve të veta reformën zgjedhore.
Ku jemi sot? Në një grup dialogu që nuk e di mirë mbi çfarë baze apo rregullash minimale mblidhet, së dyti mblidhet jo në transparencë. Dini ju sesi mblidhen ata aty, çfarë thonë? Dini ju se cilat janë qëndrimet e njërës palë apo tjetrës, cfarë dëbatojnë? Dhe e fundit, çfarë garancie ka, opozita po e quaj e gjitha, nëse është e interesuar për refomën zgjedhore me synimin rrotacionin vitin e ardhshëm, çfarë garancie ka që mazhoranca mos bëj atë që do? E ka thënë Edi Rama. Po deshët po nuk deshët i gjej unë deputetët në parlament, dhe mesa duket e ka shumë të lehtë të gjej dëputetë që pë shkaka të interesit të tyre të sheshin cdo lloj ideali apo interesin public, vetëm për të mbrojut interesin e tyre. Në diskutimet e fundit, në ato publike me aq sa bëhen, duket që të gjitha palët bien dakort mos ketë lista të hapura,(PS-Rithemelim) të jenë lista të mbyllura, pra të jetë përsëri marrëveshja famëkeqe e 2008-ës, jo vetëm kaq, por sot që flasim ka filluar kam përshtypjen që është vonë për votën e diasporës, kjo zvarritja, kjo e të bërit sikur po bëjnë marrëveshje, në fakt po e bën sakrificën e parë, vota e diasporës. Dhe kjo është problematike për shqiptarët në përfaqësim.

Artikulli paraprakRaporti/ Krimi në vend ka pësuar ulje, Vlora qarku me më shumë vepra penale! Shqetësuese krimet seksuale dhe ato ‘online’
Artikulli tjetërBabë e bir vdiqën pas shpërthimit në biznesin e tij, deputeti i PS i rikthehet axhendës parlamentare