PS “OK” për ngritjen e Komisioneve Hetimore, Alibeaj: Tallje e Ramës me opozitën

Prej disa ditësh po flitet se PS dhe Rithemelimi kanë arritur një marrëveshje për ngritjen e të paktën 2 komisioneve hetimore, kërkesë kjo e vazhdueshme e opozitës, mirëpo për demokratin Enkelejd Alibeaj kjo nuk është gjë tjetër veç se tallje e mazhorancës me këtë grupim.

I ftuar në A2, Alibeaj tha se opozita nuk fiton asgjë me ngritjen e Komisioneve, për shkak se mazhoranca e ka ndryshuar ligjin dhe opozita nuk ka asnjë të drejtë, ndryshe nga sa ka qenë më parë.

“Ka arritur me një projektligj dhe tani tallet, hajde ju jap 2-3 komisione, do e bëni objektin e komisionit sic unë e dua. E zëmë sikur ngrihet ky komision, mediat nuk kanë të drejtë të shohin cbëhet dhe e drejta për të kërkuar prova është asgjësuar, një anëtar i komisionit kishte të drejtë të merrte prova, por tashmë do i nënshtrohet votës së mazhorancës, do e pranon nëse s’do s’e pranon”, bëri me dije Alibeaj.

Alibeaj iu përgjigj edhe palës tjetër që pretendon se ka të drejtën për të pasur kryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, për shkak se janë shumica.

“Mos mbajtja afër gjirit tonë, Non Grata, pra qëndrimi koherent i yni është i moralshëm, pra ne s’kemi ndryshuar qëndrim. Për numrat? Nuk është çështje e numrave e deputetëve që përcakton ekzistencën e një partie politike. Migrimi jo moral i deputetëve nuk përcakton linjën politike të një partie, lëvizjet e deputetëve ndodhin. Komisionet e Reformës Zgjedhore janë ngritur si komisione bipartizane”, tha Alibeaj.

“Luftën” për bashkëkryetarin e këtij Komisioni, Alibeaj e konsideron si frikë ndaj listave të hapura.

Artikulli paraprakKëmbanat amerikane në zyrën e Nikollës!
Artikulli tjetërPesë këshilla si të ruani shëndetin para gjumit