PS mbrojti Xhaçkën/ Basha: Akt i denjë për Lukashenkon, u bë me urdhër politik duke sfiduar Kushtetutën

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi mazhoranca rrëzoi raportin për të dërguar mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë një konference me gazetarët, Basha tha se Xhaçka u mbrojt me urdhër politik dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Një vendim i tillë, tha Basha, është akt i denjë për diktatorin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

“E enjtja tregoi se paniku i Edi Ramës për batakun korruptiv ku është zhytur ai dhe qeveria e tij po e shtyn drejt akteve që në fakt numërohen me gishtat e dorës drejtuesit bashkëkohorë që i kryejnë. Është një akt i denjë për Lukashenkon. Shkelja e hapur e Kushtetutës për mandatin e Olta Xhaçkës është një shenjë paniku, por edhe risi që ndodh për herë të parë, pavarësisht të gjithë të zezave, shkelet për herë të parë Kushtetuta e vendit për të mbrojtur një bashkëpunëtore të ngushtë politik të kryeministrit. Bëhet me urdhër politik, me sfidim të plotë të vendimeve të GJK dhe me sfidim të plotë të Kushtetutës”
, shpreh Basha.

Artikulli paraprak“PD, s’bën lojëra me Kushtetutën! Rama po tenton të na bëjë pis”, Basha: Të heqim imunitetin parlamentar për deputetët!
Artikulli tjetërRikthimi i Berishës në grupin e PD, Basha parlajmëron Nikollën: Po shkel ligjin, minim i demokracisë