Protestuesit janë dhunuar, Prokuroria falsifikoi procesverbalet e arrestimit

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Spaho deklaron nga gjykata se të arrestuarit e protestës së Kukësit janë dhunuar dhe janë keqtrajtuar nga policia. Ai u shpreh se protestuesit kanë dëshmuar në Gjykatë se janë arrestuar në mënyrë të dhunshme në orët e para të mëngjesit dhe jo ashtu sikurse pretendohet në procesverbale ku thuhet se arrestimet janë kryer në orën 22.00 të mbrëmjes. Protestuesit janë marrë pa u dhënë mundësi të marrin edhe sende personale. Protestuesit kanë kërkuar në seancën gjyqësore ujë. Kjo ka çuar në shtyrjen e procesit gjyqësor. Avokatët e protestuesve thonë se arrestimet janë të paligjshme. Prokuroria ka falsifikuar procesverbalet e të arrestuarve dhe kjo është një tjetër dëshmi që provon kapjen e drejtësisë dhe vendosjen e saj nën kthetrat e pushtetit kriminal.

Artikulli paraprakDhuna është e vetmja gjuhë që pushteti kupton
Artikulli tjetërHetuesi i diktaturës Xhafa nxjerr protestuesit para gjykatës zbathur, protestuesit në Gjykatë: Prokuroria gënjen