Protesta e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, pas SHBA reagon edhe BE: Dënojmë dhunën

Pas ambasadës amerikane, për protestën e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës ka reaguar edhe delegacioni i BE-së.

Delegacioni i Bashkimit Europian ka dënuar dhunën në këtë protestë. BE shprehet se akte të tilla dhune nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protesta paqësore.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete ndezëse të improvizuara në godinën e bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë fare me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në reagim.

Artikulli paraprakProtesta e Rithemelimit, reagon ashpër ambasada e SHBA: Në demokraci nuk ka vend dhuna!
Artikulli tjetërGjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë/ SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares, ka lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës