Protesta masive në Itali kundër izolimeve të reja nga Covid-19, protestuesit i vënë flakën shesheve

Italianët kanë dalë sërish në rrugë pas orës 18:00, kur mbyllen me detyrim beret dhe lokalet si pasojë e Covid-19, duke kundërshtuar masat e marra nga qeveria.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët i kanë vënë flakën shesheve dhe janë përplasur me policinë, pasi refuzojnë që tu nënshtrohen masave të ndërmarra.

Mijëra qytetarë italianë po ashtu vërshuan në sheshet qendrore të qyteteve nga Torino në Katania, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, kundër masave të reja kufizuese anti-Covid.

Nga protestat e sotme, janë regjistruar të paktën 4 arrestime në Romë dhe shqetësimi po rritet në të gjithë Italinë.

Protestat filluan në Napoli, ku gjatë përleshjeve të së premtes, pati lëndime të shumta, përplasje me policinë dhe dy të arrestuar.

Për katër të arrestuarit gjyqi do të fillojë në nëntor. Megjithatë protesta të reja parashikohen nga Torino në Terni, nga Bari në Catania.

Dita ditës po zgjerohet harta e qyteteve të përfshirë nga protestat në Itali, kundër masave të reja kufizuese të aplikuara në vend për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19.

Mijëra qytetarë italianë vërshuan në sheshet qendrore të qyteteve nga Torino në Katania, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, kundër masave të reja kufizuese anti-Covid.

Nga protestat e sotme, janë regjistruar të paktën 4 arrestime në Romë dhe shqetësimi po rritet në të gjithë Italinë.

Protestat filluan në Napoli, ku gjatë përleshjeve të së premtes, pati lëndime të shumta, përplasje me policinë dhe dy të arrestuar.

Për katër të arrestuarit gjyqi do të fillojë në nëntor. Megjithatë protesta të reja parashikohen nga Torino në Terni, nga Bari në Catania.

Po ashtu protesta kundër masave ndaj Covid-19 janë zhvilluar edhe në rrugët e Berlinit, ku pati momente tensioni midis protestuesve dhe policisë, ku për pasojë disa persona mbetën të lënduar, ndërsa policia arrestoi disa nga protestuesit.

thumbs b c b2b533

Artikulli paraprakRama shkon deri në Liban për një foto, shikoni si tromaksen fëmijët kur e shohin…
Artikulli tjetërPandemi apo panik-emi!