Pritje madhështore për Bashën në Vlorë me brohoritje “Rama ik”

Qytetarë e Vlorës, kanë pritur me flamuj e brohoritma liderin demokrat Lulzim Basha.

Të shumtë në numër, ata i kanë bërë një pritje madhështore kryedemokratit. Me dy gishtat lart, e thirrjet “Rama Ik”, qytetarët rrethuan Bashën, i cili nuk ngurroi të ngrinte duart lart dhe të falënderonte qytetarët.

Kujtojmë se pritje të këtyre përmasave, Lulzim Bashës i është bërë dhe në Kavajë, Shkodër, Lezhë dhe Elbasan.

Artikulli paraprakBasha fermerëve në Novoselë: Keni mbijetuar me qeverinë kundër, ne do të punojmë për ju
Artikulli tjetërRaporti tronditës i Eurostat: Shqiptarët më pak të paguarit në Europë, mbijetojnë me pagën minimale