Princesha i nxjerr bojën Veliajt: Kanë falsifikuar firmën, nuk kam firmosur kurrë për shembjen e Teatrit!

Firma e Princeshës Elia Zaharia për prishjen e Teatrit Kombëtar, shkaktoi shumë zhurmë, ku ishin të shumtë zërat kritikë. Por mesa duket Elia Zaharia, nuk ka firmosur kurrë për prishjen e Teatrit, pasi vetë Princesha e ka mohuar një fakt të tillë.
Princesha ka deklaruar se, firma e saj është falsifikuar në letrën e 64 aktorëve që kërkonin shembjen e godinës dhe ngritjea e një teatri të ri. Pas insistimit të gazetarit se nëse në vijim del një dokument ku duket firma e saj, aktorja është përgjigjur: “Po të gjendet e ka vënë dikush tjetër, unë nuk kam firmosur kurrë”.
Në fakt “princesha” aktore ka mbajtur një qëndrim shumë më pranë atij grupimi që ishte për godinën e re. Dhe kjo mund të ketë bërë që grupi organizator, i udhëhequr nga Artan Imami të ketë vendosur duke manipuluar emrin e saj në listë. “Unë e vërtetoj se nuk kam qenë fare në Shqipëri, kam qenë me pushime”, ka thënë aktorja.
Ky është rasti i dyti që lista propagandistike e kërkuar me urgjencë dhe diktat politik del bllof. Më parë edhe gruaja e Pirro Manit, Pavlina deklaroi se bashkëshortit të saj që gjendet në ShBA i është fallsifikuar nënshkrimi.
Me sa duket kjo puna e përdormit të aktorëve po vjen pas si era e marifeteve të “lali Erit” që fallcifikoi firmën e atij policit bashkiak që gjoja i kishte vënë gjobë PD-së pas protestës. Por çështja është se si mund të shkojnë kaq larg këta njerëz sa të gënjejnë edhe në peticione që i dërgohen kryeministrisë dhe presidencës? /Lapsi.al/

Princi Leka dhe Elia Zaharia

Artikulli paraprakDemaskohen publikisht mashtrimet dhe dështimi total i Fatmir Xhafës!
Artikulli tjetërPD: Prokuroria e kontrolluar nga Rama po manipulon hetimin për vrasjen e shoferit të ministrit Xhafaj