Primaret? Nuk janë risi tek PD. Janë bërë edhe në 2000

Nga Nebil Çika

Nuk janë risi tek PD .Primaret e parë jane zvilluar në zgjedhjet lokale të viti 2000. I quanin “Konventa” sipas modelit amerikan U zhvillua vetëm në Tiranë garonin Ngjela,Topi dhe Mustafaj , ne Pallatin e Sportit Fahrie Hoti, sigurisht qe fitoi ky i fundit . Në atë kohë ish zëvendëskryeradaktor i RD. Kur u vendos që përzgjedhja e kandidatëve do behej me primare ( konventa) Berisha më kërkoi të bëja një shkrim për to , jo ne stilin miliatnt të RD , por në stilin tim ato që mendoja realisht për to . Qëllimi ishte që opinioni dhe antarët e PD që kishin pak apo aspak informacion për primaret dhe Konventën si model amerikan i perzgjedhjes ,të koptonte çfarë ishin dhe si zhvolloheshin ato. E bëra me qejf të madh shkrimin pasi isha një nga njerëzit që më kishte zenë “gjuha lesh” për përzgjedhjen me votë të lirë të përfaqësuesve të PD.
Në fakt ajo “primare” u zhvillua vetëm formalisht pasi në thelb rezultati ishte i paracaktuar.
Në një votim vërtet të lirë shanset më të mëdha për fitore i kishte Topi. Edhe RD ishte dukshëm e njëanëshme. Detyrohesha të porositja vazhdimisht pothuaj çdo ditë redaktorin dhe gazetarët e e politikës që në gazetë të paqysoroheshin edhe fushata e Topit dhe e Ngjelës .
Berisha tha që ky do të ishte modeli i përzgjedhjes se përfaqësuesve ne PD ne vazhdimësi por nuk ndodhi kështu . Ato ishin primaret e para dhe të fundit në PD e drejtuar nga ai . Në zgjedhjet e tjera votimi i kandidatëve ishte tërësisht formal pasi KKPD vetëm mirationte listën e Berishës . Gjithçka mori fund kur Berisha dhe Rama bënë Kodin e ri Zgjedhor ne 2008 ku gjithëça iu la në dorë kryetarit te partisë .Nuk piu ujë as greva e urisë në Sallën Plenare të Kuvendit e Ilir Metës.
Prandaj si “i djeguri nga qulli që i fryn kosit ” un nuk besoj dot më tek përrallat me “primare dhe konventa të modelit amerikan” të doktorit !

Artikulli paraprakFundi pa nder i revolucionit
Artikulli tjetërHistori dhe rrëfim: Anestezia retorike e Berishës për mbështetësit e tij