Presidenti reagon për largimin masiv të të rinjve: Jam shumë i shqetësuar

Presidenti Meta ka shprehur publikisht shqetësimin për largimin masiv të të rinjve nga vendi. Meta i bëri komentet gjatë një takimi me studentët e një universiteti privat.

“Jam shumë i shqetësuar nga fakti që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi.

Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune.

Ndaj sot, në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë urova me gjithë zemër që ky institucion arsimor të përmbushë me sukses këtë mision fisnik dhe të vështirë!

Me këtë rast pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tre pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur, Aristotel Pano, Ksenofon Krisafi dhe Gudar Beqiraj”, tha Meta.

Artikulli paraprak13 Prilli, fundi i “djallëzuar” politik i Edi Ramës!
Artikulli tjetërUdhëtimi misterioz i ministres në Maltë ditën e kapjes së ngarkesës së kokainës