Policia mësyn në Malin e Tomorrit, reagon Berisha: Motive të qarta çnjerëzore dhe politike!

Forca të shumta të Policisë i janë drejtuar sot guroreve në malin e Tomorrit për të ndaluar veprimtarinë e këtyre bizneseve. Një punonjës i guroreve dhe banor i zonës ka shprehur shqetësimin e tij të madh për sekuestrimin nga Policia të mjeteve të rënda, me të cilat ata punojnë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin plot të ankth të punëtorit, ilustruar me fotografi dhe është shprehur se ky operacion policor ka motive të qarta, çnjerëzore dhe politike.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Qindra narkoforca te narkopolicise ne Malin e Tomorrit duke iu prere kafshaten qindra e qindra familjeve ne Skrapar me motive te qarta çnjerezore dhe politike!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor po te shkruaj nga Mali tomorrit 200 forces policie po marin eksavatorat te lutem na ndimo po i marrin me dhuna klosi tiku zotka dhe drejtori policis Asan ametaj

1 24

2 25

Artikulli paraprakPresidenti: 30 qershori iku si një datë kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme…
Artikulli tjetërMesazhi i Metës: S’ka më kohë, sovrani të shprehet në tre palë zgjedhe me 13 Tetor