Policia kërcënon gazetarët tek Bregu i Lumit: Mos raportoni se do t’u arrestojmë!

Efektivët e policisë nuk lejojnë mediat të filmojnë skenat e dhunës policore ndaj banorëve tek Bregu i Lumit. Dy policë janë caktuar të pengojnë punën e gazetarëve për të raportuar pranë banesave.

Gazetarja e BalkanWeb Dorjana Bezat, tha se në momentin që tentoi të raportojë ‘live’ për Neës24 është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kameras së operatorit. Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.

Gjithçka, sipas efektivëve, bëhet për efekt sigurie, edhe pse siç duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre. Gazetarja Bezat tha ndërkohë se, nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit.

Vijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Forca të shumta sigurie kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa duket se edhe detyrat për efektivët janë të mirëpërcaktuara.

auto mediat okok1554800616

Artikulli paraprakPolicia nuk lejon mediat të filmojnë terrorin ndaj banorëve, bllokon përfaqësuesit e opozitës
Artikulli tjetërMesazhi i fortë i Italisë për Ramën: Tërhiqu, përgjigju opozitës për blerjen e votave