Polemikat për Realin, Tchouameni: Gabimet e arbitrave janë njerëzore, nuk na interesojnë thashethemet

Reali mundi para pak ditësh Almerian me përmbysje, por polekimat vazhdojnë, pasi të shumtë janë zërat që thonë se Los Blancos favorizohen shpesh nga arbitrat. Rreth kësaj teme ka folur mesfushori i madrilenëve, Aurelien Tchouameni, menjëherë pas fitores me Las Palmas.

“Nuk na intereson çfarë thonë ata. Gjyqtarët janë njerëz dhe bëjnë gabime si ne, ndonjëherë është në favorin tonë dhe herë të tjera jo. Ne po bëjmë mirë dhe do të vazhdojmë kështu deri në fund.Çfarë ndodh jashtë nuk na intereson” – tha ai.

Sa i takon takimit të kaluar ndaj Almerias (3-2), galaktikët përfituan nga tri rishikime me VAR në pjesën e dytë dhe më pas shënuan gol ”In-Extremis” për të arritur te përmbysja. Diskutimet më të mëdha ishin për golin e Vinicius, i realizuar me kraharor.

Artikulli paraprakÇfarë është hipoglicemia, kujdesi që duhet të tregoni me nivelin e sheqerit në gjak! Ja çfarë shkakton në organizëm
Artikulli tjetërA po i drejtohemi Luftës së Tretë Botërore? Njohësit e gjeopolitikës japin verdiktin e tyre