Pochettino: “Mbappesë i duhet kohë të përshtatet me Messin…”

Mauricio Pochettino ka ngjallur reagime të shumta lidhur me deklaratën e fundit për Kylian Mbappe.

Edhe pse Mbappe është prej katër vitesh në Parc des Princes, Pochettino thotë se, sulmuesi francez ka nevojë për kohë që t’i përshtatet lojës së Neymar, Messi dhe Di Maria – deklaratë që nuk përkon me dëshirat e Mbappesë për të qenë lider i një ekipi.

“Përshtatja e Mbappes me Messin, Di Marian dhe Neymarin do të ndodhë me kohë, ai ka nevojë për kohë për t’u adaptuar”, tha Pochettino që ka ngjallur reagime.

Lojtari është i irrituar me diçka të tillë dhe, sipas mediave në Spanjë, kjo vetëm sa e ofron më shumë te Real Madridi.

Artikulli paraprakKonfrontimi global për kontrollin e rrjetit dixhital
Artikulli tjetërPërplaset furgoni i burgut, po transportonte dhëndrin e Qazim Sejdinit