Plot 150 000 dollarë në 6 muaj/ Arben Ahmetaj pajton lobistë në SHBA kundër SPAK!

Autoritetet shqiptare kanë nisur një hetim për korrupsionit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili ka marrë shërbimet e konsulentëve amerikanë për të luftuar në Uashington.

Prism Group, një kompani e njohur lobimi në Shtetet e Bashkuara do të lobojë për llogari të Ahmetajt në Uashington.

Prism Group, në emër të klientit, Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, synon të angazhohet në aktivitetet politike për të edukuar politikëbërësit mbi akuzat e rreme kriminale të drejtuara ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë,” thuhet në marrëveshjen e nënshkruar mes Ahmetajt dhe Prism.

Sipas dokumentave të depozituara në departamentin e Drejtësisë në SHBA marrëveshja do të ketë një afat prej 6 muajsh nga 15 janari deri në 15 korrik të këtij viti.

Në këmbim Ahmetaj së bashku me familjarët e tij do të paguajnë në total 150 mijë dollarë për shërbimet e kompanisë amerikane të lobimit, nga të cilat 50 mijë menjehërë, ndërsa pjesa tjetër me këstë mujore.

Plot 150 000 dollarë në 6 muaj/ Arben Ahmetaj pajton lobistë

Shërbimet

Sipas tekstit, kompania amerikane do të kryejë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Ahmetajt:

Këshilla për të drejtat ligjore, politike dhe njerëzore të Klientit dhe shkeljet e këtyre të drejtave nga qeveria dhe aktorët politikë në Shqipëri;
Lobim drejtpërdrejt në Qeverinë e SHBA-së (departamentet dhe agjencitë e degës ekzekutive federale dhe Kongresin) për çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri, përfshirë programet e ndihmës së huaj, korrupsionin zyrtar, mbështetje ekonomike dhe tregtare, ndihmë ligjore dhe drejtësie, dhe partneritete të ndryshme rajonale;
Do të zhvillojë marrëdhënie me aktorë të tjerë të interesuar për të mbështetur qëllimet e këtij projekti.
Do të kryejë takime të rregullta javore (dhe përditësime me shkrim) me Klientët për t’i informuar ata për aktivitetet e Kompanisë në lidhje me to
“Grupi Prism parashikon kontaktimin e elementëve të degës ekzekutive dhe legjislative të qeverisë së SHBA-së në zbatimin e kësaj marrëveshjeje,
” thuhet në dokumentin e depozituar në FARA.

Artikulli paraprakA nuk vriten kështu edhe kriminelët, mes vedi?
Artikulli tjetërHistoria tragjike në kampin e Vlashukut: Të birin e ish-kryeministrit Fiqiri Dine e zuri dheu poshtë dhe pak para se të vdiste, i tha doktor Isufit se a mund të shpëtonte, me pa dhe njëherë…