Plantacionet me drogë në Pleshnik të Beratit që mbrohen nga drejtori i policisë

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar përmes tri fotove të reja plantacionet e mbjella me drogë në zonën e Pleshnikut të Beratit. Nga fotoja shihen një sipërfaqe e konsiderueshme me disa dhjetëra dynymë e mbjellë me drogë. A mundet që e gjithë kjo sipërfaqe e mbjellë me drogë të mos shikohet nga policia? Kësaj i jep përgjigje ish-Kryeministri, i cili saktëson në postimin e tij se garantë të këtyre të mbjellave janë vetë policët. “Në arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit në Pleshnik, Berat, të cilat mbrohen direkt nga drejtori i Policisë dhe shefi i Komisariatit të Beratit”, shprehet Berisha.

Artikulli paraprakMediat britanike: Shqiptarët trafikohet përmes peshkatarëve
Artikulli tjetërLuftë edhe para Prokurorisë në Elbasan, vendi në duart e krimit