Plantacionet e drogës në Mafsheq të Krujës, polici: Kemi urdhër të mos ndërhyjmë sepse janë të…

Një denoncim i fortë është bërë publik ditën e sotme nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili i referohet mesazhit të dërguar në adresë të tij nga një efektiv policie në Krujë, i cili pretendon se kanë marrë urdhër që “Plantacionet me hashash të pushtetarëve nuk duhet të preken”.

Referuar Berishës, ndërsa tregon edhe vendndodhjen, sipas sipas efektivit, kolegët e tij e kanë të ndaluar të ndërhynë në plantacione.

Postimi i plotë i Berishës
“Lufta kunder kanabisit” e treshes Edvin Mafise dhe general Hashashit, Ardi Xhafes!
Urdheri i prere te mos preken plantacionet e hashahit te pushtetareve. sb
Pershendetje Doktor.

Unë qe po ju shkruaj jam një punonjës efektiv i komisariatit Kruje qarku Durrës. Me adresën e fb të mikut tim.

Desha te denoncoj nëpërmjet faqes tuaj te Fb abuzimin ndaj kolegëve dhe eproreve në malsinë e Krujës ne Mafsheq dhe Shkretë, për asgjësimin e bimëve narkotike ku dallimi është i qartë disa të nenes edhe disa të njerkës… ne vendin e quajtur Maja e Rrodhes siper Mafsheqit, nuk na lejohet të prekim në plantacionet e kryeplakut Mafsheq, Gani Ferra, si zone e mbrojtur, si dhe në Alnet Calcark, Cakarrac tek Gryka e Krojt Ngopc ne plantacionet e pushtetarve. Urdheri i prere nuk keni pune me to.

Artikulli paraprakIsh-mjeku i Kolumbisë kritikon ashpër James: Ky djalë është keq nga mendtë e kokës
Artikulli tjetërShifrat e çmendura të Machester City në merkaton e futbollistëve