Plantacion droge me vlerë 300 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar, pasi kishte mbjellur mbi 1 mijë bimë kanabis që në vlerë tregu kalojnë 300 mijë eurot. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar, pasi kishte mbjellë një plantacion me kanabis në zonën e Comos.
Mësohet se atij i janë zbuluar mbi 1 mijë bimë kanabis, gjatësia e të cilave ishte rreth 2 metra. Sipas mediave italiane, nëse droga do të dilte në treg, shqiptari do të mund të merrte nga plantacioni i kanabisit rreth 35 mijë doza, ndërsa do t’i sillnin një fitim në treg prej 300 mijë euro. Shqiptari akuzohet për prodhim, trafikim dhe posedime të paligjshëm të drogës.

Artikulli paraprakProtesta, banorët bllokojnë punimet për impiantin e mbetjeve në Fier
Artikulli tjetërPërplasje me armë në Shkodër, një i plagosur