Pikëpyetjet pas daljes së fotove të Tahirit në jahtin luksoz, pse udhëtoi drejt Leçes?

Prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kanë zbuluar një tjetër udhëtim të dyshimtë tij jashtë vendit. Sipas asaj që raporton BË, udhëtimi ka ndodhur në verën e vitit 2017 kur Tahiri nuk e mbante më postin e ministrit, por ishte kulmi i akuzave të opozitës për lidhjet e tij me trafikun e drogës.
Sipas të njëjtave burime Saimir Tahiri zgjodhi të udhëtojë me jaht luksoz nga Mali i Zi deri në Lecce të Italisë. Ky udhëtim i ish-ministrit është aktualisht nën hetim. Udhëtimi është zbuluar pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin. Të njëjtat burime raportojnë se udhëtimi ka ndodhur pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit.
Gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces. Grupi i hetimit kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet. Kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë.
Ajo që ngre dyshime është fakti se Tahiri ka udhëtuar drejt Leçes jo në një vizitë zyrtare por private dhe të padeklaruar më parë. .
Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit. Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie. Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri.
Skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali për tu rregulluar nga vetë Moisi Habilaj, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania. Vetë Tahiri tashmë po hetohet në gjendje të lirë dhe hetimet do të zgjasin edhe 3 muaj të tjerë.

Artikulli paraprakRegjisori Basha: Nuk lëvizim nga qëndrimi; prona e Teatrit të mos preket, Genc Fuga shk*rdhatë e ‘Rilindjes’
Artikulli tjetërLajme të këqija për Daliç, ylli i Kroacisë në dyshim për finalen