Përurimi/ Busti i poetit të varur në litar, Havzi Nela vendoset në Gjimnazin që mban emrin e tij

Gjimnazi i Kukësit që mban emrin “Havzi Nela”, prej sot do të ketë në oborrin e tij dhe bustin e poetit martir, një vepër e skulptorit kuksian Ilmi Hoxha.
Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Kukësit ku merrnin pjesë deputetë demokratë, prefekti i qarkut, familjarë dhe qytetarë të shumtë, kryebashkiaku Bashkim Shehu tha se, falë guximit dhe sakrificës së tij sublime, Kukësi është në hartën e botës si qytet i poetit të varur në emër të lirisë.
Shehu: Përditë e më shumë Havzi Nela do të bëhet krenari për njerëzit që jetojnë në këtë qytet, për gjimnazistët që do te dalin nga gjimnazi i Kukësit që mban emrin e tij. Falë tij, falë sakrificës së tij sublime, falë guximit e krenarisë së tij, Kukësi është në hartën e botës si qytet i poetit të varur. Bota ka qytete poetësh të pushkatuar, të vdekur burgjeve, të masakruar, por Kukësi është qytet i poetit të varur Havzi Nela. Kukësi tashme perveçse qytet i qëndresës se madhe të 1912, perveçse qytet i mikëpritjes së madhe dhe kandidat për Nobel në 1999, është edhe qytet i poetit të varur në litar në emër të lirisë, të fjalës së lirë”.
Havzi Nela u burgos në vitin 1987 dhe më 10 gusht të vitit 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit në muajt e fundit para se regjimi të shembej pas dënimit me varje, firmosur nga Kristaq Rama, babai i kryeministrit Rama.
Persekutimi i tij nisi në vitin 1967 kur si një mesues i ri dhe poet i talentuar, kundërshtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar dhe ndërrimin e veshjeve për gratë e fshatit.
Havzi Nelës i është akorduar titulli “Martir i Demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”.
Duke filluar nga 10 gushti 2018, do të jetë e rindërtuar shtëpia e Havzi Nelës në Kollovoz dhe do të bëhet shtëpi Muze e vizitueshme nga cilido.

14

11 1

Artikulli paraprakShullazi pret dënimin nga Gjykata, ja të gjitha akuzat për kapobandën
Artikulli tjetërTrump ia doli, arrihet marrëveshja historike ndërmjet SHBA dhe Koresë së Veriut