Përplasje me armë në Shkodër, një i plagosur

Një konflikt i momentit në lokal ka çuar në përdorimin e armëve, ku i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar. Policia tha se, ngjarja ka ndodhur sot në orën 00:10 në një lokal në fshatin Bërdicë të Shkodrës, ndërsa ende nuk dihen motivet. I dëmtuari është F.F 34 vjeç, banues në Shkodër.
Personat e përfshirë në sherr kanë dalë nga lokali dhe kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve, të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit. Njëri prejt tyre ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre. Policia tha se për plagosjen është shpallur në kërkim A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë.
Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes. “Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakPlantacion droge me vlerë 300 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali
Artikulli tjetërErdhi nga Italia, zhduket në Rinas 25-vjeçarja nga Tirana