Përplasi me makinë dy të rinjtë para Kryeministrisë, ky është 21-vjeçari i ndëshkuar me 20 gjoba

Ky është 21-vjeçari Jorgaq Thengjilli, drejtuesi i mjetit “Benz”, i cili u arrestua nga Policia, pasi aksidentoi çiftin e të rinjve përballë Kryeministrisë dje, teksa ishin duke ecur mbi trotuar.

Mësohet se i riu ka qenë duke ecur me shpejtësi skëterrë, ndërkohë që ka humbur drejtuimin e mjetit duke “fluturuar” mbi trotuar, ku fillimisht ka përplasur vajzën dhe më pas djalin.

Dy të rinjtë e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

21-vjeçari nga Tirana, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ. Po ashtu bëhet me dije se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është gjobitur 20 herë.

Artikulli paraprak“Në atë parlament ndodhin gjëra më të turpshme”, çfarë deklaroi deputeti Nallbati pasi doli nga SPAK
Artikulli tjetërU shtir si dëgjues, burri hyn së studion e radios dhe qëllon dy herë me armë gazetarin