Përmbytje në të gjithë vendin, Rama ka nisur punë si postier në linjën Ankara-Athinë

Ndërsa i gjithë vendi është përmbytur dhe situata është thuajse në kufijtë e katastrofës, kreu i qeverisë prej ditësh ka filluar punë të re si postier në linjën Ankara-Athinë ku çon dhe merr mesazhe mes liderve të këtyre dy vendeve.

Ditët e fundit reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumicën e qyteteve në Shqipëri.

“Reshjet e shiut kanë qenë herë pas herë me intensitet mesatar edhe intensiv duke sjellë problematika të përkohshme në zonat veri-perëndimore. Reshjet e shiut do të vijojnë të mbeten prezente në vendin tonë, por në sasi më të pakët se ato që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes”, sqaron meteorologu Hakil Osmani.

“Ditët në vijim pritet që të kemi sasi më të pakta të reshjeve të shiut, duke bërë që edhe problematikat të jenë më të pakta”, thotë Osmani per Abcnews.

Java e ardhshme pritet të sjellë një dobësim të reshjeve të shiut, por temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

Artikulli paraprakMedia greke: Erdogan i kërkon Ramës të anullojë marrëveshjen e detit me Greqinë
Artikulli tjetërPD: SPAK të hetojë kush fshihet pas kompanisë offshore me terminalin e kontenierëve në Portin e Durrësit