Përgjimet që fundosën grupin kriminal, Lita: Ja si të penduarit zbuluan kodet

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se ka qenë një kryqëzim informacioni mes autoriteteve franceze dhe të penduarve të drejtësisë, ai që çoi në shkatërrimin e grupit kriminal.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste pas një hetimi të detajuar me informacione nga autoritetet franceze dhe belge që më pas u ndërlidhën dhe me kode të zbuluar nga të penduarit e drejtësisë.

“Transkriptimet që kanë ardhur nga autoritetet franceze dhe belge janë me mijëra faqe. Ka kode për çdo person të përfshirë në këto komunikime. Te komunikimet janë zbardhur kujt i përket telefoni, janë kryqëzuar informacionet sepse ti ke një telefon Sky ECC që ngjan SI Samsung, por ndërkohë ke dhe një telefon tjetër. Duke parë GPS e lëvizjes së telefonit, lëvizsshmërinë, komunikimet, ta thotë fiks ku ke qenë atë ditë, atë orë dhe çfarë ke komunikuar, pra ka kryqëzim informacioni dhe kodet që janë marrë, një pjesë e madhe janë marrë nga fletoret që ka dhënë Dumani për SPAK-un apo të penduarit e tjerë që kanë treguar listën e kodeve me të cilët kanë folur. Pra, janë bërë disa kryqëzime nga të penduarit dhe autoritetet franceze që janë marrë me dosjen shqiptare,” – u shpreh Lita.

Artikulli paraprakLorenc Vangjeli: S’keni parë gjë akoma, do arrestohen njerëz të rëndësishën nga media, përveç politikanëve e oligarkëve
Artikulli tjetërCEZ-DIA/ Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH kontroll në zyrën e Ilir Metës