Përgjimet/ Dervishi: Implikohet niveli i lartë, po ikin jashtë shtetit me raporte

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se në Policinë e shtetit frika e përgjimeve është shumë e madhe. Ai tha në “Review” në Euronews Albania se madje shumë funksionarë të lartë në policinë e shtetit kanë ikur jashtë shtetit me pretekstin se kanë sëmundje të pashërueshme.

Sipas Dervishit në historinë e përgjimeve nga Sky dhe EnchroChat janë implikuar punonjës të nivelit të lartë të policisë dhe këtë sipas tij e thonë ata që kanë parë dosjet.

“Frika për këtë historinë e përgjimeve është shumë e madhe. Aq e madhe saqë disa funksionarë policie të nivelit shefa krimesh e lartë kanë ikur jashtë shtetit të justifikuar se kanë sëmundje të pashërueshme. Ky nuk është numër një e dy, po është numër shumë i madh.

Kanë ikur jashtë shtetit duke u justifikuar se po kurojnë sëmundje të pashërueshme, kanë marrë raporte të gjata dhe ky është ai impakti i madh. Ata që kanë pasur mundësinë t’i shikojnë këto dosje flasin për implikim të nivelit të lartë në Policinë e Shtetit”,-tha Dervishi.

Artikulli paraprakBooking: Nga 1 Nëntori, ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in, ndryshe do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin
Artikulli tjetërPD mbështet SPAK dhe e inkurajon atë të hetojë dhe të çojë para drejtësisë këdo qe ka abuzuar me pasuritë e shqiptarëve