Performanca spektakolare ndaj Trabzonsporit, shikoni notën dhe statistikat e Rei Manajt

Tjetër paraqitje mbreslënëse për Rei Manajn në radhës e Sivasporit në Turqi. Sulmuesi shqiptar asistoi shokun e tij skuadrës, Mening, në transfertë me Trabzonsporin, në javën e 32-të të Superligës së Turqisë, ku skuadra e futbollistit lushnjar triumfoi me rezultatin 0-1.

Po luhej minuta e 53-të e takimit, kur sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shërbeu me zgjuarsi dhe shumë klas për partnerin e sulmit, i cili nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë. Ky gol rezultoi vendimtar, pasi rezultati nuk ndryshoi më në minutat e mbetura. Ndeshja u luajt pa tifozë pasi skuadra vendase ishte dënuar për shkak të ngjarjeve në ndeshjen me Fenebahcen. Me këtë rezultat, Sivaspori katapultohet në vendin e shtatë me 44 pikë.

Për sa i përket notës dhe statistikave, Manaj u vlerësua nga “Sofa Score” me 8, duke rezultuar një nga lojtarët më të spikatur në fushë. Përveç asistit, sulmuesi shqiptar regjistroi edhe 2 shanse të mëdha shënimi, teksa fitoi 11 nga 17 duele si dhe arriti të kompletonte 17 nga 23 pasime të sakta.

Manaj Sofa

Artikulli paraprakNga vezët te domatet, zbuloni ‘superushqimet’ për një mëngjes të shijshëm dhe të shëndetshëm
Artikulli tjetërShifra e majme/ Sa kushtonte Ferrari luksoz i djegur i Elseid Hysajt