Përfaqësuesi ndërkombëtar zbulon paratë e padeklarura të kryeprokurores së Ramës

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka dalë sot para Vettingut, ku ka rezultuar me probleme të theksuara mbi pasurinë e saj dhe të bashkëshortit. Gjatë seanës dëgjimore, ku ka qenë e pranishme, Prela është përballur me një situatë aspak të këndshme.
Përfaqësuesi i ONM, Theo Jaçobs, ka vënë me shpatulla pas muri zyrtaren e lartë të drejtësisë shqiptare, teksa i ka bërë disa pyetje shumë goditëse lidhur me pasurinë e bashkëshortit të saj.
“Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilace në mëngjes dhe ato ilace të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mire kafen.
Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe ne akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time.
Pse bashkeshorti juaj e ka marë pagën në të holla dhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend por ju e dini në diskutimet tona dhe pse nuk janë paguar taksat me koicidence ose jo?
Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkeshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë menyre për të shmangur pagesën e takasave. Pyetja është bashkeshorti juaj eshte viktimë apo bashkëpuntor në këtë skemë?”, ka thënë përfaqësuesi ndërkombëtar.

Artikulli paraprakPasi ka dhënë 3 miliardë euro koncesione për veten, ligj për t’i ndalur, por shqiptarët do vijojnë të paguajnë
Artikulli tjetërEdi Rama po i flak me rradhë njerëzit e vet për të shpëtuar veten!