Për çfarë shqetësohet Edi Rama?

Ndërsa Rama po pushon këto ditë në rezidencën qeveritare në Dhërmi, një vilë luksoze e rinovuar krejtësisht pas ardhjes së tij në pushtet, ai duket i shqetësuar!

A e shqetësojnë Edi Ramën disa të vdekur e qindra të infektuar me COVID-19 çdo ditë?!

A besoni se është i shqetësuar për qindra biznese që kanë falimentuar e mijëra të tjerë që janë në prag të falimentimit?

A besoni që kryeministri i vendit është i shqetësuar për mijëra shqiptarë që e kanë kafshatën thatë, atë kafshatë që e marrin me liste tek dyqani që do të mbyllet në lagje??

Gojët e liga thonë se kryeministri jonë ka vetëm një hall, si të manipulojë zgjedhjet e radhës, të qëndrojë në pushtet derisa vdekja ta marrë, pavarësisht e do apo jo ky popull!

Madje fjalët dolën në fillim të vitit se kryeministri po bëhej zëvëndësonte popullin opozitarë me nigerianë e afrikanë të varfër! U tha se ishin kotraktuar rreth 30 mijë, e të tjerë do të vinin, por pandemia e COVID-19, i stopoi!

Edi Rama, i cili është në ankth e panik për pushtetin, ankth i shoqëruar me çrregullimet e rënda të personalitetit, të manipulatorit, të njeriut pervers, po na bind gjithnjë më shumë se është i rrezikshëm për ne, për fëmijët tanë, për mbarë shoqërinë, për të ardhmen e vendit tonë.

Ilir ALLKJA
mjek

Artikulli paraprakRoma eleminohet nga Europa League, shpërthen Dzeko
Artikulli tjetërRevolta tek Spitali: “Po nuk ka oksigjen të më thonë të vete të marr kredi të shpëtoj burrin nga Covid-19”