Pensionet po “gërryejnë” financat e shtetit

Duke e konsideruar si gropë për buxhetin e shtetit skemën e aktuale të pensioneve, Banka e Shqipërisë sugjeron qeverinë shqiptare që të ndërmarrë një reformë të mirëfilltë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Gjatë dhënies së opinionit të tij mbi projektbuxhetin 2024 në komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Guvernatori Gent Sejko, theksoi se kjo skemë parashikohet që të krijojë një deficit në 3.6 për qind të PBB-së vitin e ardhshëm dhe ndaj sugjerohet mundësia për zhvillimin e skemës së dytë dhe të tretë të pensioneve.

I pyetur mbi masat që po merr qeveria për deeurozimin e mëtejshëm të ekonomisë, duke qenë se niveli i euros në treg është shumë i lartë, Guvernatori Sejko theksoi se do të ndërhyhet brenda vitit.

Në opinionin e Bankës së Shqipërisë, projektbuxheti për vitin e ardhshëm bazohet në një kuadër realist parashikimesh. Por BSH sugjeron se për shkak se sfidat me të cilat përballemi mbeten serioze dhe komplekse, qeveria duhet të hartojë plane kontigjence për të amortizuar ndikimin që goditje të paparashikuara mund të kenë ne realizimin e të ardhurave.

Artikulli paraprakEurostat: Spanjollët janë më jetëgjatët në Europë, bullgarët jetojnë më pak
Artikulli tjetër“Viktimat” më të mëdha të inflacionit, pensioni zbret në 25% të pagës mesatare mujore