Pele: Neymar i ngjan më shumë Messit sesa Ronaldos

Neymar ka një mënyrë loje më të ngjashme me ish-shokun e ekipit Lionel Messi sesa ylli Real Madrid Cristiano Ronaldo, sipas Pele.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain është përfolur për një transferim te Real Madrid kohët e fundit, pasi shihet si pasardhësi i 33-vjeçarit Ronaldo, me të cilin është krahasuar.
Por legjenda braziliane Pele beson se bashkëkombësi i tij i ngjan më shumë Messi-t.
“Neymar është krahasuar me Ronaldo-n,” shprehet Pele për ESPN.
“E kam thënë disa herë, i kam thënë shokëve, në Europë, gazetarëve, Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer.
“Neymar ka më shumë stilin e Messi-t, një lojtar që krijon lojën por do gjithashtu të shënojë gola.”
Neymar pritet të luftojë me kohën për të qenë i gatshëm në Kupëne Botës me Brazilin pas dëmtimit të pësuar me PSG në kampionat. Trajneri i tij Unai Emery është shprehur se blerja rekord do të kthehet në Paris në javët e ardhshme.

Artikulli paraprakSi dhimbja i ndryshon njerëzit
Artikulli tjetërJa kurat për virozat e stinës