PE-ja miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të cilët pajisen me dokumente nga Drejtoria koordinuese në Beograd.

Bartësit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë.

Nga Aeroporti i Prishtinës nuk është e mundur të udhëtohet me pasaportë të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Serbisë në Beograd për qytetarët e Kosovës, sepse autoritetet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshme. Megjithatë, poseduesit e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë nga çdo vend i rajonit.

Artikulli paraprakNë vend të parave në dorë, azilkërkuesit në Gjermani tashmë i marrin ndihmat në kartë pagese. Si funksionon, kufizohet dhënia e parave kesh
Artikulli tjetërMosmarrëveshjet mes partive shqiptare dhe kërcënimet e Aleksandër Vuçiç/ Analiza e REL: Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?