PD Vlorë, Gjergji Nika: Kandidatët për Këshillin Bashkiak rrezatojnë vlerat qytetare dhe patriotike

Partia Demokratike ka prezantuar në Vlorë kandidatët e saj për Këshillin Bashkiak duke bërë thirrje të votohen vlerat më të mira qytetare.

Nga Gjergji Nika

Të nderuar demokratë dhe demokrate,kandidatë për këshillin bashkiak të qytetit tonë,
I nderuar Z. Agalliu,
I nderuar Kryetarë i Partisë Demokratike të Shqipërisë Z.Alibeaj.

Jemi mbledhur sot për të bërë prezantimin e kandidatëve për këshillin bashkiak të Partisë Demokratike Dega Vlorë.
Lista jonë është ajo që më së miri përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë,duke përfshirë kandidatë të fushave të ndryshme si ekonomia,pedagogjia,inxhinieria e arkitektura si dhe shume e shume profile te tjera te spikatura nga shoqeria civile.
Gjithë secili prej tyre e ka formimin e nevojshëm intelektual dhe kulturor,por edhe prapavijen e duhur politike per të qenë pjese e atij keshilli bashkiakë.

Kjo listë përfshin gjithashtu edhe kandidatë që përfaqësojnë atë shtresë dhe ato familje Vlonjate që në 30 vite demokraci kurrë nuk kane pasur përfaqësimin e duhur në politikë e nuk ka pasur zë të degjohet ne asnje moment.

Të gjithë ne i dimë mirë vështirësitë që Partia Demokratike ka kaluar gjatë vitit te fundit dhe sa e vështirë ishte dhe vazhdon të jetë të qëndruarit besnik i kësaj embleme,që në themelet e saj u krijua nga fryma rinore,nga ata që e donin ndryshimin dhe të ardhmen e tyre per nje Shqipëri pro Europiane dhe pro Euro Atlantike.

Është e trishtë se si lideri historik i Partisë Demokratike e ka orientuar hapur të gjithë elektoratin e djathtë drejt Partisë së Lirisë.

Ne sot duhet të ishim duke i bërë ballë më të fortë se kurrë kundërshtarit tonë të vërtetë politik,Edi Ramës e jo të ishim në këtë pikë në të cilën jemi tani te perçare.

Ne duhet të ndërgjegjësojmë dhe të sqarojmë te gjithe demokratët dhe të gjithë elektoratin e djathtë dhe jo vetem por edhe cdo qytetarë te Vlorës kush është Partia Demokratike dhe ti kujtojmë misionin e lartë dhe të rëndësishëm që ajo ka ne histori.

Brezi jonë e ka detyrim moral ta përmbyllë këtë mision,të cilin menduam që e përmbyllem 30 vite më parë dhe te hapi nje kapitull te ri ne historine e Shqiperise, por në të vertetë klika komuniste i paska pasur rrënjët e ngulitura thellë mes nesh e na paska orientuar drejt vetshkatërrimit,e njerëzit më të pafajshëm këto 30 vite janë demokratët,jemi në,ata që kemi besuar që në fillesa këtë kauzë pro përëndimore dhe po vijojme ti qëndrojme besnikë.

Prandaj të gjithë demokratët , të gjithë qytetarëve të Vlores,të rinjve dhe të rejave të na bashkohen dhe të votojnë vetëm Partinë Demokratike dhe kandidatët tanë,jo vetëm në Vlorë por në mbarë Shqipërinë,pasi kandidatët tanë janë përfaqësimi më dinjitoz i qytetarisë!

Ju bëj thirrje të votoni Partinë Demokratike dhe numrin 9 në fletën e votimit !

Zoti bekofte Vloren dhe Shqiperine!

Screenshot 20230507 133834 Facebook

Artikulli paraprakSokol Olldashi: LSI e PS, janë Partia e Punës!
Artikulli tjetërKriza e parimeve dhe shijeve në fushatën e Ramës