PD paralajmëron kryeministrin gangster dhe banditët që ka lëshuar rrugëvë për këdo që nuk bindet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka në një komunikim me mediat denoncoi sot kërcënimin që i është bërë kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor, Klement Zguri nga banditët e Ramës, pasi kërkoi hetim administrativ për votimin e 30 qershorit, ku u mbushën kutitë në mënyrë fiktive me urdhër të kryeministrit.

“Kanë raportuar se menjëherë pasi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkoi hetim administrativ për manipulimin dhe mbushjen e kutive për zgjedhjet moniste dhe antikushtetuese të 30 qershorit, ka marrë kërcënime serioze për jetën e tij dhe të familjes së tij.

Në Shqipërinë e Edi Ramës ku krimi i organizuar qeveris bashkë me të, ku çdo kush që guxon të zbarojë ligjin kërcënohet nga bandat e Edi Ramës.

Bandat prekin zgjedhjet, bandat mbushin kutitë, bandat blejnë votat dhe shantazhojnë votuesit, kurse sot kanë kaluar çdo limit, duke kërcënuar me jetë kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zgurit dhe familjen e tij

PD kërkon menjëhërë arrestimin dhe vënien përpara përgjegjësisë banditët që për pushtetin e Edii Ramës kërcënon kreun e KQZ-së për shkak të kërkesës së tij për hedhur dritë mbi mbushjen e kutive dhe manipulimin e votuesve.

Ky është i njëjti bandit që ka kërcënuar edhe profesor Aurel Plassarin që e ka denoncuar faktin pas bërjes publik të kërcënimit të kreut të KQZ duke vënë në dukje se kjo është fryma me të cilën Edi Rama ka organizuar 30 qershorin.

Nuk ka bandë që mbulon krimin kushtetues dhe elektoral që ka kryer Edi Rama më 30 qershor, sado të fshihet, sado të përdorë kriminelët e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sado të përdorë bandat, shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre, 85 përqind e qytetarëve e refuzojnë Edi Ramën, duke e konsideruar Edi Ramën si të vetmin përgjegjës për situatën e krijuar në vend ndaj kundërshtarëve politikë.

PD paralajmëron kryeministrin gangster dhe banditët që ka lëshuar rrugëvë për këdo që nuk bindet, në të kundër ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka”.

Artikulli paraprak“EURACTIV”: Votimet e të dielës e kanë minuar rrugëtimin europian të Shqipërisë…
Artikulli tjetërVokshi: I refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama kërkon t’i mbyllë gojën çdo mediaje kritike ndaj tij