PD nuk duhet të ketë në koalicion të madh PL

Për të kuptuar se çfarë mendojnë qytetarët për organizimin e opozitës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2025, Barometri në Euronews Albania ju ka drejtuar një tjetër pyetje për koalicionin e madh kundër qeverisë që qytetarët konfirmojnë si një lëvizje të duhur të opozites.

“Nëse bashkohet PD a duhet të bëhet pjesë e këtij bashkimi edhe Partia e Lirisë në një koalicion të madh kundër qeverisë“

Shumica e qytetarëve nuk duan që Partia e Lirisë të jetë pjesë e këtij bashkimi.

Janë 56,6 % që janë përgjigjur jo kësaj pyetje duke shprehur kundërshti me bashkimin e partise së lirisë me Partinë Demokratike në një front opozitar, dhe 32,2 % që janë dakord me idenë e bashkimit të Partisë së Lirisë me PD në një front opozitar. 11.3 % janë përgjiggjur nuk e di në këtë pyetje.

Artikulli paraprakProcedura me “flamuj të kuq” për drejtorët e Bashkisë së Tiranës, “5D” në pronësi të Mariglen Qatos e Redi Mollës
Artikulli tjetërRilindja e zhbëu atdhenë…