PD, Jupi: Sa më shumë zonja në drejtim dhe vendimmarrje, aq më shumë një politikë e drejtë dhe cilësore

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, shkruan se “strukturat e Partia Demokratike të Shqipërisë në procesin e riorganizimit të saj po tregojnë besim tek potenciali dhe aftësitë e zonjave demokrate”.

“Sa më shumë zonja në drejtim e vendimmarrje, si një e mirë jo vetëm për Partinë Demokratike, por një domosdoshmëri për një politikë dhe vendimmmarrje më të drejtë, më përfaqësuese dhe më cilësore.” – vijon ajo.

Më poshtë postimi i plotë:

Strukturat e Partia Demokratike të Shqipërisë në procesin e riorganizimit të saj po tregojnë besim tek potenciali dhe aftësitë e zonjave demokrate.

Duke besuar tek energjia e tyre, tek integriteti dhe pjekuria politike, duke besuar tek forca me të cilën frymëzojnë, duke besuar tek vota dhe maturia e demokratëve të cilët i kanë votuar, dua të uroj sukseseve zonjave demokrate për zgjedhjen s tyre si kryetare të degëve

Zj.Alfrida Marku – zgjedhur kryetare e PD në Lezhë
Zj.Eriselda Zotaj – zgjedhur kryetare e PD në Fier
Zj.Mirlinda Çollaku -zgjedhur kryetare e PD në Tiranë, 2

Sa më shumë zonja në drejtim e vendimmarrje, si një e mirë jo vetëm për Partinë Demokratike, por një domosdoshmëri për një politikë dhe vendimmmarrje më të drejtë, më përfaqësuese dhe më cilësore.

 

WhatsApp Image 2024 03 03 at 16.18.592 WhatsApp Image 2024 03 03 at 16.18.591 WhatsApp Image 2024 03 03 at 16.18.59

Artikulli paraprakSi dështoi në sekondat e fundit vrasja e Geron Musabelliut, dosja drejt SPAK
Artikulli tjetërLetër Milan Kunderës