PD, Flutura Açka: Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës?

“T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh.” – kështu shkruan në një reagim nënkryetarja e PD, Flutura Açka.

Deputetja e PD shkruan se gjithçka bëhet jo vetëm për t’i kontrolluar shqiptarët në çdo qelizë, por edhe për ta lënë shkodrën pa identitet.

Më poshtë reagimi i plotë:

Po me Teatrin “Migjeni” ç’patët, o vrasës të kulturës?

Si mund të quhet Aktori, Regjisori, Kompozitori, Skenografi, etj, punonjës mirëmbajtje bashkie?

T’ia zhveshësh Shkodrës Teatrin Migjeni, do të thotë ta turpërosh.

Të gjithën e bëni jo vetëm për të kontrolluar shqiptarët deri në qelizë, por edhe për ta lënë Shkodrën pa identitet.

Që identiteti i saj të fillojë me ju!

A ka shkodranë më Shkodra? A do ta pranoni ju këtë?

Artikulli paraprak“Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë kauzën e studentëve të mjekësisë “/ Eralda Bano: Çmimet absurde të qeverisë janë të papërballueshme për studentët
Artikulli tjetërKulluri: Populli opozitar, më i madh se Berisha! Ish-kryeministri ka ego të sëmurë