PD Durrës, Myshketa: Socialistët një dëm 20-vjeçar për qytetin, e kanë lënë pa parkingje

Gjetja e një vendparkimi në Durrës, është kthyer në mision të pamundur për drejtuesit e mjeteve. Ata thonë se mungojnë vendet publike, dhe në shumë raste detyrohen të parkojnë edhe në trotuare

Për këtë arsye ka reaguar kreu i PD dega Durrës, Jonuz Myshketa.

“Mungesa e parkimeve është një shqetësim serioz për çdo qytetar durrsak.
Kjo vjen falë keqmenaxhimit të territorit nga Socialistët në drejtim të bashkisë duke dhënë leje ndërtimi pa kriter ndër vite pa një studim të mirëfilltë çka ka sjellë situatën shqetësuese në lidhje me parkimet e jo vetëm, por duke transformuar dhe fizionominë e qytetit turistik bregdetar.
Një situatë që mbetet emergjente duke pasur parasysh që jemi në prag të sezonit veror ku parashikohet një shtim I nr të qytetarëve dhe turistëve çka e bën dhe më te rënduar si trafikun ashtu dhe situatën e parkimeve.
Një shqetësim i ngritur shpesh herë dhe në Këshillin Bashkiak prej nesh si këshilltar të Partise Demokratike.
Rishtaz duke pasur parasysh problematikën kemi shprehur aprovimin tonë në Këshillin Bashkiak në lidhje me investimin e FShZh-së në lidhje me godinën e parkimit tek stacioni i trenit vetëm që t’i vihet në ndihmë qytetit dhe qytetarëve pamvarësisht se nuk mjafton një godinë e tillë të zhbëj dëmin 20-vjeçar që i është bërë qytetit në këtë drejtim dhe jo vetëm.”

Artikulli paraprak“Rithemelimi” zgjodhi që të njihet nga Rama, jo nga qytetarët
Artikulli tjetërBasha: Kompanitë shqiptare mund të konkurrojnë denjësisht në tregun ndërkombëtar