PD, Bejko: “Halli i Berishës dhe i Ramës nuk zgjidhet duke marrë peng Reformën Zgjedhore”

Në një reagim, nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, shprehet se “i vetmi person i autorizuar për të folur për Reformën Zgjedhore në emër të Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj”.

“Ata që nuk janë as anëtarë të PD-së, por qëndrojnë në detyrë falë marrëveshjeve të fshehta Rama-Berisha, të cilat jetësohen nga Lindita Nikolla, nuk mund të flasin në emër të kësaj partie.”
– shkruan Bejko.

“Sa herë që disa individë ndryshojnë qëndrim, – shprehet më tej ai, – thjesht lëpijnë atë që kanë pështyrë, por nuk mund të ndryshojnë dot qëndrimin dhe bindjen e thellë të PD-së për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë e shqiptarëve.”

Bejko duket se ka edhe një akuzë për atë që pretendon për të qenë bashkëkretar i Reformës në drejtësi, duke u shprehur se “njeriu që merrej me punët e pista për llogari të familjes Berisha, nuk mund të jetë pengmarrës i interesit të qytetarëve për lista të hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votim dhe numërim elektronik dhe vota e diasporës”.

“Halli me drejtësinë dhe frika nga vota e qytetarëve që këta individë kanë, nuk mund të bëhet pengesë për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur vetë deputetët e tyre dhe diasporës të drejtën e mohuar për të votuar.”
– përfundon Bejko reagimin e tij.

Artikulli paraprakKomiteti politik i KiE miraton propozimin e Bashës për rezolutë: Thirrje për konfiskimin e mbi 300 mld euro pasuri të Rusisë
Artikulli tjetër“Jemi të hapur të ulemi të diskutojmë dhe nëse gjejmë mundësinë të shkojmë me një draft të unifikuar”/ Çollaku: Përtej debateve boshe, me rëndësi arritja e Reformës Zgjedhore